Taravari: Ne punojmë për çeljen e negociatave, por pa VMRO-në s’ka ndryshime kushtetuese
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke komentuar sot deklaratën e fundit të kryeministrit Hristijna Mickoski rreth procesit eurointegrues të vendit tha se, partia që ai drejton, por edhe koalicioni VLEN, do të insistojnë që negociatat për anëtarësim në BE, të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ai tha se, vendi nuk ka alternativë tjetër përpos anëtarësimit në union.
“Normalisht duhet ta kemi parasysh se ndryshimet kushtetuese pa partinë më të madhe maqedonase, që është VMRO-ja e cila ka 58 deputetë, është e pamundshme. Ne do të mundohemi si deri më tani edhe më tutje që të insistojmë që të mundësojmë fillojnë negociatat, sepse vazhdojmë të mendojmë se për Maqedoninë nuk ka tjetër opsion përveç rrugës evropiane e cila është gjëja më e mirë për të gjithë qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në RMV”.
I pyetur rreth kërkesës së VLEN-it që procesi i negociatave të fillojë deri në fund të dhjetorit, Taravari tha se, ky ka qenë një ndër parimet kryesore të programit të tyre, megjithatë ai tha se, çfarë do lloj kombinimi pa VMRO-në nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, duke pasur parasysh numrin e deputetëve.