Taravari me djalin e Arbën Xhaferi dhe Feta Halimin takojnë kryeministrin Kurti

Pas mbështetjes të cilën e mori nga djali i Arbën Xhaferi si dhe Feta Halimit, kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka njoftuar se kanë shkuar në Prishtinë, për ta takuar kryeministrin Albin Kurti.

Taravari këtë takim e ka quajtur një takim shqiptarësh me simbolikë të Madhe.

“Tani jemi në Prishtinë për një takim shqiptarësh me simbolikë të Madhe!

Me Ilir Xhaferrin pasardhësin e Arbën Xhaferrit, me Feta Halimin, trim mbi trima dhe besnik, dhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili është Mbështetës i Kauzës Tonë, Insipirues dhe Shembull i Lëvizjeve të Mëdha!

NDRYSHIMI FILLOI!”, ka shkruar Arben Taravari, kandidat për president.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button