Taravari: Me Ballkanin e Hapur po rritet ndikimi i Serbisë

Kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari tha mbrëmë në debat në TV21 tha se Rusia do të tentojë të ketë ndikim në Maqedoinë e Veriut, dhe sipas tij këtë do ta bëjë përmes Serbisë.
“Ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut vjen nëpërmejt Serbisë, Serbia është ambassador kryesor i Rusisë në Ballkan, fatkeqësisht unë e them shpesh ndikimi i Serbisë po rritet me Ballkanin e Hapur edhe me shumë projekte të cilat i ka realizuar për shembull rritja e tregtisë me Rusinë, kjo është paradoksale, vendosja e sanksioneve me vonë se të gjitha shtetet e tjera të NATO-s ndaj Rusisë, ne duhet të jemi shumë reflektiv dhe shumë të kujdeshsëm që nëpërmjet Serbisë të mos vijë ndikimi rus…”, tha Taravari.
Ai gjatë fushatës së tij kishte paralajmëruar se një ndër kërkesat e tij nëse bëhet president do të ishte që Maqedonia e Veriut të tërhiqet nga Ballkani i Hapur, për të mos lejuar zgjerimin e ndikimit të Serbisë.

