Taravari: Lista pozitive po zgjerohet me nëntë barna të reja

Nëntë barna, duke përfshirë barnat pwr presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, depresionin dhe demencën, bëhen pjesë e listës pozitive.

Siç informoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, bëhet fjalë për nëntë xhenerikë të përfaqësuar nga 87 barna.

“Bëhet fjalë për 87 barna në forma, forca dhe paketa të ndryshme që kanë regjistrim aktiv në vendin tonë, nëntë xhenerikë të përfaqësuar nga 87 barna. Ndër to ka barna për tensionin e lartë, sëmundjet e zemrës, antiagregantë, barna për trajtimin e depresionit, si dhe për demencën”, tha Taravari.

Ministri theksoi se në këtë proces janë punësuar ekspertë të cilët kanë punuar për disa ndryshime ligjore, hartimin e një rregulloreje të re me praktika evropiane dhe një metodologji të re për vendosjen e barnave në listën pozitive.

“Ky është vetëm fillimi i procesit të zgjerimit të listës pozitive”, thekson Taravari.

Njëkohësisht, ai u bëri thirrje të gjitha kompanive farmaceutike që të vazhdojnë me aplikimet e tyre për vendosjen e barnave të reja në listën pozitive.

Vendosja e barnave të reja në listën pozitive në praktikë do të thotë që pacientët do të marrin barna më moderne dhe më të lira me recetë, në kurriz të shtetit, në vend që t’i blejnë ato nga xhepi dhe më shtrenjtë – shpesh nga shtetet e tjera. Për shkak se lista nuk është përditësuar prej më shumë se një dekade, qytetarët marrin barna të vjetruara edhe pse ka të reja dhe më efektive për sëmundjen e tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button