Taravari: Ka interes për kthimin e mjekëve nga shëndetësia private në atë publike

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në kuadër të platformës në Qeveri “100% të përkushtuar për ty”, në përgjigje të një pyetjeje theksoi se tashmë ka interes nga mjekët që punojnë në klinikat private të kthehen në institucionet publike.

“Më parë ka pasur ndalesë për kalimin e mjekëve nga shëndetësia private në atë publike, por menjëherë pas emërimit tim, me sugjerim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria mori vendim për heqjen e këtij ndalimi. Përgatitja e udhëzimeve për mënyrën e transferimit nga klinikat private në ato publike është në proces. Kjo masë është fokusuar konkretisht tek specialistët si: farmacistët, stomatologët, anesteziologët, radiologët, por vetëm nëse drejtori i klinikës na thotë se ka nevojë për ata personel”, informoi ministri Taravari, i cili shtoi se qëllimi është që të e bëjnë këtë praktikë që do të zbatohet edhe në periudhën e ardhshme.
E pyetur për aktivitetet e ndërmarra nga Ministria për parandalimin e kancerit të gjirit, Taravari theksoi se pikërisht për të shënuar muajin tetor si muaj kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit, u lansua fushatë kombëtare me moton “Karvani i Tetorit Rozë – Parandalimi është mbrojtja më e mirë”, e cila zhvillohet në kuadër të Programit të ministrisë për skrining dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

“Në kuadër të fushatës janë mbajtur disa forume publike dhe sesione edukative në mbarë vendin, me ekspertë të mirë të kësaj fushe. Tribuna qendrore u mbajt të shtunën e kaluar në Shkup, në City Mall, si panel diskutim, ku anëtarët e Komisionit Kombëtar për Skrining të Kancerit të Gjirit mbajtën ligjëratë edukative”, tha Ministri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button