Taravari: Do të angazhohemi që paga minimale deri në fund të 2028-ës të jetë 800 euro

Në fjalimin e tij para struganëve gjatë tubimit qendror të koalicionit në Strugë, kandidati i VLEN-it për President, Arben Tavarari vendosi theksin te ikja e të rinjve nga vendi. AI kritikoi ashpër aktivitetin e BDI-së dhe “Frontit Europian” në SHkup kur gjatë ditës bënë improvizime të Qeverisë dhe Parlamentit në hapësirat e një hoteli. Taravari u zotua se VLEN-i si qeverisje e ardhshme do të angazhohet që paga minimale deri në fund të vitit 2028 të jetë 800 euro.
“Të dashur struganë, emigrimi në vendin tonë është enormë. Shifrat janë alaramuese. Veç flasim për ekzod. Ne si qeverisje e ardhshme e VLEN-it do të marrim vendime për rritjen e pagës. Do të angazhohemi pa rreshtur që paga minimale deri në fundin e mandatit tonë të vitit 2028 të arrijë të jetë minimum 800 euro”, tha mes tjerash Taravari.



