Taravari: 90% e mërgatës janë me opozitën, janë për ndryshim

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari deklaroi para mërgatës shqiptare në Cyrih të Zvicrës se në këto zgjedhje gara është mes, siç tha, Albinistit dhe Vuçistit.

“Për tu zhvilluar Maqedonia e Veriut shumë të rëndësishme janë dy trekëndësha. Trekëndëshi i parë është Shkup-Tiranë-Prishtinë, dhe trekëndëshi i dytë i cili është shumë i rëndësishëm, është Shkup-Sofje-Athinë. Fatmirësisht kemi raporte të shkëlqyeshme me Prishtinën, shpresoj që me Tiranën kjo lidhje të bëhet sa më e fuqishme, ndërsa në të ardhmen do përpiqemi të ndërtojmë bashkëpunim edhe më të mirë me Sofjen dhe Athinën. Këto dy treëndësha e pengojnë ndikimin e “ariut polar” (Rusisë) në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Taravari.

Ai shtoi se 90% e mërgatës janë me opozitën, janë për ndryshim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button