Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është ndryshuar me mjete të Inteligjencës Artificiale.

Kjo veçori e papublikuar, e zbuluar përmes referencave në një analizë të kodit të aplikacionit, do të përpiqet të zbusë problemin e pamundësisë për të identifikuar siç duhet kur një foto ose video është e vërtetë apo një deepfake, shkruajnë mediat e huaja.

Zbulimi u bë në versionin 7.41 të aplikacionit, ku kodi i referohet një veçorie të quajtur “threepio”.

Por, ideja nuk është krejtësisht e re për Google.
Kompania ka zhvilluar tashmë SynthID, një projekt DeepMind që shënon në mënyrë të padukshme imazhet e gjeneruara nga Al.

Edhe pse nuk është e qartë nëse SynthID po përdoret këtu, të dyja qasjet synojnë t’u japin njerëzve më shumë kontekst rreth origjinës së përmbajtjes vizuale. /Telegrafi/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button