Tani edhe BDI-ja opozitare kërkon mbylljen e kazinove

Partia opozitare BDI ka kërkuar mbylljen e tërësishme të kazinove në RMV. Kjo parti ka shkruar se “një nga përcaktimet programore të Bashkimit Demokratik për Integrim është mbyllja e tërësishme e të gjitha objekteve për organizimin e lojërave të fatit, kazinove dhe bastoreve në vendin tonë. Në mandatin e kaluar, BDI dhe Qeveria propozuan ligj, i cili u mbështet edhe nga shoqata anti-bixhoz, për dislokimin e kazinove dhe bastoreve në minimum 500 metra nga shkollat dhe objektet fetare si dhe ashpërsimin e kushteve për licencim dhe rritjen e tatimeve ndaj organizatorëve”.

Kjo parti kujton se ligji i kaluar nuk pranohej nga qytetarët dhe sektori civil pasi nuk parashikonte mbylljen e tërësishme të kazinove, ndërsa thanë se po e sfidojnë pushtetin duke pranuar mbylljen.

“Ne, bashkë edhe me Aleancën për Shqiptarët dhe deputetët tjerë, po i sfidojmë, ti mbyllim ato tërësisht, ti ndalojmë lojërat e fatit përgjithmonë në vendin tonë. Deputetët e BDI dhe të Frontit Europian mbështesin mbylljën e tërësishme dhe të menjëhershme të të gjitha lojërave të fatit në vendin tonë”, shkruan në kumtesën e BDI.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button