Takimi Siljanovska – Radev në Baku, i tregojnë pozicionet për zgjidhje të mundshme

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe kolegu i saj bullgar Rumen Radev kanë folur për tejkalimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve. Të dy marrin pjesë në konferencën për ndryshimet klimatike në Azerbajxhan, ndërsa nga Zyra e Presidentes njoftuan se gjatë takimit njëorësh kanë shprehur qëndrimet e tyre për zgjidhjet e mundshme që do të zhbllokojnë procesin e integrimit evropian.
“Mendoj se kemi pasur një fillim të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Këtu, e përsëris sot, në Bullgari gjithçka duket se është e ndryshueshme përveç jush. Ju jeni elementi më i qëndrueshëm”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova – Presidente e Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit nga Kabineti, Radev ka theksuar zgjidhje të shpejtë të çështjeve të hapura. Ai në një deklaratë për mediat bullgare ka thënë se qytetarët e vendit po humbasin kohë historike. Sipas Radevit, dialogu me Siljanovska Davkovën është i hapur dhe pragmatik dhe kështu duhet të duket dialogu mes qeverive të dy vendeve.

“Ne kemi bërë shumë pyetje që ende qëndrojnë. Problemi nuk është vetëm në përfshirjen në kohë të bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Me të vërtetë presim që Qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të përmbushin sa më shpejt gjithçka që thuhet në kornizën e negociatave dhe në Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë në mënyrë që Maqedonia e Veriut të mos humbasë kohë historike”, tha Rumen Radev – President i Bullgarisë.
Të dy presidentët ranë dakord që të organizojnë vizita zyrtare. Përndryshe, ky është takimi i tretë mes Siljanovskës dhe Radevit, që kur e mori funksionin e presidentes.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button