Takimi në Stamboll/ SHBA dhe Rusia stabilizojnë marrëdhëniet diplomatike

Delegacionet amerikane dhe ruse zhvilluan bisedime “konstruktive” në Stamboll për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, duke shkëmbyer nota për të finalizuar një mirëkuptim që synon “sigurimin e stabilitetit të sistemit bankar diplomatik” për misionet e tyre përkatëse.

Kështu shkruhet në një shënim të Departamentit të Shtetit, ku saktësohet se delegacioni i Uashingtonit ka ripërsëritur shqetësimet e tij edhe në lidhje me politikën e Federatës Ruse që ndalon përdorimin e personelit vendas, masë që, sipas diplomacisë amerikane, paraqet “pengesën kryesore” për ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të stafit në ambasadën amerikane në Moskë.

Shkurtin e kaluar, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se ambasada e SHBA-së në Moskë “mezi po funksiononte, pasi i ishte mohuar qasja në sistemin bankar”.

Në korrik 2021, Shtetet e Bashkuara u detyruan të pushonin nga puna rreth 200 personel vendas për shkak të një mase të qeverisë ruse që e ndalonte atë nga mbajtja, punësimi ose kontraktimi i personelit rus ose të huaj, me përjashtim të personelit të sigurisë.

Sipas shënimit të lëshuar sot, më 10 prill, të dyja palët “diskutuan mundësinë e një takimi të mëtejshëm për këto çështje në të ardhmen e afërt, me një datë, vendndodhje dhe përfaqësim që do të përcaktohet”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button