Takimi Murtezani-Aksinte: Në fokus mbështetja e Rumanisë në rrugën evropiane të RMV-së
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani në takimin me ambasadoren e Rumanisë kanë bjseduar për rrugën evropiane të RMV-së dhe Ballkanit Perëndimor.
“Rumania është partner i fuqishëm dhe mbështetës i zëshëm i politikës për zgjerim në BE-në. Në takimin me ambasadoren Aksinte, biseduam për lidhjet bilaterale, statusin e eurointegrimeve, si dhe për agjendën reformuese në kontekst të Planit për rritjen e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimorë“, ka njoftuar Murtezani.