Takimi i planifikuar në Budapest, Orban: Sot do të flas me Putinin për samitin me Trumpin!

Pas bisedës me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, kryeministri hungarez Viktor Orbán do të diskutojë sot me Presidentin rus Vladimir Putin takimin midis dy udhëheqësve të planifikuar në Budapest për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Kryeministri hungarez e bëri të ditur këtë në një intervistë me Kossuth Radio.
“Dje, Trump pati një bisedë produktive me presidentin rus. Ministrat e jashtëm po përpiqen të zgjidhin çështjet e pazgjidhura dhe më pas do të jenë në gjendje të takohen në Budapest një javë më vonë”, shpjegoi Orbán, duke përsëritur se takimi zyrtar midis Hungarisë dhe Shteteve të Bashkuara në Uashington është gjithashtu duke u finalizuar.



