Takim në Kuvend, Gashi mirëpret presidentin e Malit të Zi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në një takim zyrtar Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović, në kuadër të vizitës së tij në vend.

Gashi bëri të ditur se gjatë takimit janë rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm si aleatë në NATO, si dhe përkushtimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe zhvillim rajonal.

Ai vlerësoi gjithashtu përparimin e Malit të Zi në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke riafirmuar angazhimin për vazhdimin e reformave evropiane në vend. Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Palët shprehën gatishmëri për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe intensifikimin e kontakteve ndërmjet dy vendeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button