Takim me liderë fetarë dhe diplomatë, Gashi thekson tolerancën dhe bashkëjetesën

Kryeparlamentari Afrim Gashi njoftoi sot për një takim me figura kyçe të komunitetit islam dhe përfaqësues diplomatikë nga rajoni dhe Evropa. Në një postim në rrjetet sociale, Gashi theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërfetar.

“Pata kënaqësinë të takoj Kryetarin e Dijanetit, H. Safi Arpagush, Reisul Uleman e BFI-së, Shaqir Fetahu, si dhe Ambasadorin e Turqisë, Sh.T. Fatih Usuloi, së bashku me përfaqësues të bashkësive islame nga Gjermania, Austria dhe Italia”, ka theksuar Gashi.

Gashi vuri në pah edhe angazhimin e tyre në Samitin e liderëve fetarë të Ballkanit.

“E përshëndeta edhe njëherë angazhimin e tyre në Samitin e liderëve fetarë të Ballkanit që u mbajt në Shkup, si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërfetar. Theksova rëndësinë e bashkëjetesës dhe rolin kyç të bashkësive fetare në promovimin e tolerancës, mirëkuptimit dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Gashi.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërfetarë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në rajon.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button