Takim Ali – Hoxha: Përballje me sfidat e ndryshimeve klimatike dhe fuqizimit të sistemit për menaxhimin e krizave

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK)  Muhamed Ali, sot u takua me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha.

Siç informoi QMK, në takim u diskutua për forcimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor, përballjes me sfidat e ndryshimeve klimatike dhe fuqizimin e sistemit për menaxhimin e krizave.

“Në takim u theksua nevoja për koordinim më të fuqishëm institucional dhe qasje strategjike në hartimin e politikave që do të kontribuojnë në mbrojtje më të madhe të mjedisit jetësor dhe menaxhim më efikas të rreziqeve dhe krizave, veçanërisht në kushtet e pasojave të shtuara nga ndryshimet klimatike. Të dyja palët theksuan rëndësinë e planifikimit të përbashkët, shkëmbimit të informacionit dhe harmonizimit të aktiviteteve në drejtim të parandalimit dhe përballimit në kohë të sfidave që rrjedhin nga fenomenet ekstreme të motit dhe rreziqet e tjera klimatike”, qëndron në kumtesën,

Nga QMK theksojnë se drejtori Ali dhe ministri Hoxha e konfirmuan gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke lënë të hapura mundësitë për iniciativa të përbashkëta dhe aktivitete konkrete me interes të përbashkët, në funksion të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe sigurisë së qytetarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button