Tajani: Nevojitet një armëpushim urgjent i luftës në Gaza për të mbrojtur civilët

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha sot se një armëpushim i menjëhershëm në Gaza është i nevojshëm dhe i bëri thirrje Izraelit të mbrojë popullsinë civile.
“Vdekjet tragjike në Gaza tregojnë nevojën për një armëpushim të menjëhershëm për të lejuar më shumë ndihmë humanitare, lirimin e pengjeve dhe mbrojtjen e civilëve. Ne i kërkojmë fuqishëm Izraelit të mbrojë popullsinë e Gazës dhe të vërtetojë me rigorozitet faktet dhe përgjegjësinë”, ka shkruar Tajani në rrjetin social X.
Shefja e UNICEF-it poashtu thotë se njerëzit në Gaza duhet të kenë ‘qasje të sigurt’ në ndihmë. Catherine Russell thotë se ngjarja në Gazën veriore ishte një tjetër “kujtues i zymtë” i krizës së urisë në zonën e luftës.
“Ata duhet të kenë qasje të sigurt në ndihma humanitare,” postoi ajo në X.
Më herët sot, më shumë se 100 njerëz u vranë dhe më shumë se 700 u plagosën kur ushtria izraelite hapi zjarr ndaj palestinezëve që prisnin në radhë për ushqim.
Nga ana tjetër, autoritetet izraelite pretendojnë se numri i madh i viktimave është rezultat i një rrëmuje dhe jo sulmi i ushtrisë izraelite.
Megjithatë izreaelitët pranuan se anëtarët e saj qëlluan mbi disa palestinezë që po lëviznin drejt ushtarëve dhe tankeve në pikën e kontrollit.



