‘Synimi ynë është që ta bëjmë botën që të dashurohet me PSG-në’, thotë Doue

Sulmuesi i PSG-së, Desire Doue, ka ndarë pritshmëritë e tij për finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube kundër Chelseat, që do të luhet sonte në Neë York të SHBA-ve.
Doue i cili la shenjë në finalen e Ligës së Kampionëve, ka thënë se qëllimi i tyre është të bëjnë botën të dashurohet me PSG-në.
“E dimë që Chelsea është një ekip shumë cilësor. I kemi parë ndeshjet e tyre dhe kanë shumë lojtarë të shkëlqyer,” tha ai.
“Qëllimi ynë është që përmes lojës sonë, ta bëjmë botën të dashurohet me PSG-në”, vazhdoi Doue.
Ai theksoi se finalet janë gjithmonë të paparashikueshme, por skuadra është e vendosur për të fituar.
“Do të ishte trofeu ynë i pestë këtë sezon. Një moment historik për klubin dhe për ne si lojtarë”. Duhet ta trajtojmë si çdo ndeshje tjetër, me përgatitje maksimale dhe mentalitet fitues”.
Sipas tij, ky është një shans i artë për të mbyllur një sezon të jashtëzakonshëm për PSG-në, që tashmë ka fituar edhe Ligën e Kampionëve.
“Është një privilegj të jesh pjesë e kësaj skuadre dhe e këtij momenti. Do të bëjmë gjithçka për ta sjellë trofeun në Paris”, tha 20-vjeçari.
PSG synon të përmbyllë sezonin 2024/25 me një tjetër titull të rëndësishëm, për të vulosur dominimin në arenën ndërkombëtare.