Sylvinho konfirmon dy ndryshime në formacion ndaj Spanjës

Elseid Hysaj ka rifituar kuotat për ta nisur sërish titullar ndaj Spanjës.

Krahu i djathtë i Shqipërisë duket si pika e dobët deri më tani me mbrojtësin e Lazios që ka qenë protagonist në të 4 golat e pësuar të kuqezinjve.

Në këtë mënyrë, kuotat për Ivan Balliun janë rritur ndjeshëm teksa u provua si titullar në stërvitjen e pardjeshme.

Por, në seancën e fundit stërvitore braziliani zgjodhi sërish Hysajn në grupin e titullarëve duke dhënë një sinjal se mund të ketë fituar balotazhin.

Megjithatë, mbetet ende stërvitja e sotme për të vënë pikat mbi ‘i’.

Ndërkohë, duken të sigurta 2 ndryshime në formacionin titullar.

Ardian Ismajli pritet t’i marrë fanellën titullare Arlind Ajetit, ndërsa Armando Broja atë të Rey Manajt.
Dyshja kanë qenë pjesë e grupit titullar në secilën prej seancave pas Kroacisë dhe sipas gjasave do ta nisin të tillë edhe ndaj Spanjës.

Pjesa tjetër mbetet e njëjtë me Qazim Laçin që ka bindur këdo pas performancës së fundit.

Sa i pëkret Arbër Hoxhës, sulmuesi pritet ta nisë sërish nga stoli, por plani i Sylvinhos është që ta inkuadrojë më herët në pjesën e dytë.

25-vjeçari nga Istogu shkëlqeu ato minuta që luajti si ndaj Italisë, edhe kundër kroatëve, por Sylvinho e preferon hyrjen e tij nga stoli kur të jetë i freskët e kundërshtarët më të lodhur.

Në këtë mënyrë konfirmohet Jasir Asani si titullar në krahun e djathtë, ndërsa Bajrami në të majtin.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3) – Strakosha; Hysaj (Balliu), Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Broja, Bajrami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button