Sylejman Selimi lirohet nga te gjitha akuzat, Haga ndërpret hetimet ndaj tij
![](https://alfax.mk/wp-content/uploads/2025/02/321-780x470.jpg)
Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është liruar nga të gjitha akuzat dhe se Haga ka ndërprere hetimet ndaj tij.
Në deklaratën e Selimit për media thuhet se pjesëtarët e UCK-së kanë qenë dhe mbeten të përkushtuar ndaj drejtësisë, dhe këtë parim, ai thotë se e ka dëshmuar edhe gjatë paraqitjes së tij para trupit gjykues.
Njoftimi i plote:
Sot përfundova dëshminë time në Gjykatën Speciale në rastin ndaj z. Thaçi dhe të tjerëve. Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë dhe mbeten të përkushtuar ndaj drejtësisë, dhe këtë parim e kam dëshmuar edhe gjatë paraqitjes sime para trupit gjykues.