Sveçla: Serbia përmes dronëve është duke shkelur hapësirën tonë ajrore

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pohuar se kohën e fundit Serbia ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës. a

Ai ka thënë se kohë pas kohe ka lëvizje të paautorizuar përmes dronëve që qarkullojnë nëpër hapësirën e Kosovës.

Ai është pyetur nëse kjo lëvizje e dronëve ka ndikuar që të merret vendimi nga KFOR-i për shpalljen e zonës operacionale të KEK-ut “zonë e ndaluar për fluturime”, megjithatë nuk ka dhënë përgjigje direkte.

Sveçla u përgjigj se vazhdimisht identifikohet infrastruktura kritike dhe “ndërmarrim hapa që atë infrastrukturë ta mbrojmë”.

“Shiheni, në vazhdimësi ne kërcënohemi nga Serbia. Tash kohën e fundit po besoj që tashmë e dini që ka një lëvizje të paautorizuar apo shkeljes së hapësirës sonë ajrore përmes dronëve të cilët kohë pas kohe qarkullojnë apo shkelin hapësirën tonë ajrore”, ka thënë ai në KTV.
Sveçla ka thënë se kanë identifikuar disa raste të dronëve serbë mbi Kosovë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button