Supremja e Colorados përjashton Trumpin nga gara për president

Gjykata Supreme e Colorados ka shpallur të martën ish-presidentin amerikan Donald Trump të papërshtatshëm për kandidat për president në SHBA, për shkak të kryengritjes pas humbjes vite më parë.
Është hera e parë në histori që është përdorur një arsyetim i tillë për ta diskualifikuar një kandidat për president.
Vendimi erdhi duke u bazuar në arsyetimin e një gjykate qarku që pati vendosur se Trumpi inicioi kryengritjen në sulmin e 6 janarit 2021 në Capitol, por ka thënë se atij nuk mund t’i ndalohet votimi.
Vendimi vlen për votimet fillestare të 5 marsit, kur republikanët votojnë për kandidatin e preferuar për president. Megjithatë, përmbyllja e rastit mund të ndikojë edhe në zgjedhjet e përgjithshme të 5 nëntorit.
Trumpi është konsideruar kandidati kryesor i Republikanëve për zgjedhjet e fundvitit.



