“Supremacia hebraike” shfaqet haptazi në marshin në Kudsin Lindor të pushtuar

Organizata e njohur izraelite për të drejtat e njeriut, B’Tselem, e ka përshkruar marshin për Ditën e Jerusalemit si një “shembull të supremacisë hebraike” ndaj palestinezëve që jetojnë në Jerusalemin Lindor të pushtuar.
Në një postim në rrjetet sociale, të shoqëruar me pamje filmike ku shfaqen izraelitë pjesëmarrës në marsh duke tentuar të thyejnë derën e një shtëpie palestineze, dhe një tjetër ku një grup këndon slogane anti-islame dhe vallëzon, B’Tselem tha se ata që marrin pjesë “shpeshherë” provokojnë dhe sulmojnë banorët palestinezë të qytetit.
“‘Marshi i Flamurit’ është një shembull i supremacisë hebraike: mijëra izraelitë hebrenj festojnë sfidueshëm, ndërsa palestinezët detyrohen të mbyllin dyqanet dhe të qëndrojnë në shtëpi nga frika,” tha organizata për të drejtat e njeriut. /Al Jazeera/