Sulmohet fizikisht shoferi i Zijadin Selës në Tetovë, dërgohet në spital

Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona. Sipas burimeve, sulmi ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa pas incidentit, viktima është dërguar në Spitalin e Tetovës për trajtim mjekësor.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit dhe për të identifikuar autorët. Deri më tani, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Tetovës në lidhje me ngjarjen.

Më shumë detaje priten në orët në vijim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button