Sulmi ndaj selisë së OKB-së në Jerusalem, BE: Autorët të mbajnë përgjegjësi

Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin ndaj selisë së UNRWA në Jerusalemin Lindor të pushtuar.
“Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borell, në platformën X.
“Është përgjegjësi e Izraelit të sigurojë sigurinë e punonjësve humanitarë,” shtoi ai.
Borrell e quajti agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë “një litar shpëtimi të pazëvendësueshëm për miliona në Gaza dhe rajon”.



