Sulmi me 14 të vdekur në Belgorod, Rusia fajëson Ukrainën: Asgjë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar

Moska ka fajësuar ushtrinë ukrainase për një sulm që vrau 14 persona, duke përfshirë dy fëmijë dhe plagosi 108 të tjerë në qytetin rus të Belgorod, pranë kufirit ruso-ukrainas, një ditë pas sulmeve masive ruse që vranë 39 njerëz në Ukrainë.

“Sipas informacioneve të fundit, 12 të rritur dhe dy fëmijë u vranë në Belgorod”, njoftoi Ministria ruse e Emergjencave përmes platformës Telegram, duke shtuar se “108 persona, përfshirë 15 fëmijë, u plagosën”.

Imazhet e postuara në internet treguan makina në flakë, ndërtesa apartamentesh me xhama të thyer dhe shtëllunga tymi të zi që ngriheshin nga disa ndërtesa. Presidenti rus Vladimir Putin ishte “informuar” për sulmin në “zonat e banuara” të qytetit, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka siguruar se sulmi vdekjeprurës në Belgorod nuk do të mbetet “i pandëshkuar” dhe fajësoi ushtrinë ukrainase.

“Ky sulm nuk do të mbetet i pandëshkuar,” tha ministria përmes Telegramit, duke pohuar se kishte arritur të kapte dy raketa dhe “shumicën” e raketave të lëshuara në qytet.

Kievi ende nuk ka reaguar ndaj akuzave ruse.

Më herët guvernatori i rajonit të Belgorodit Vyacheslav Gladkov kishte raportuar vdekjen e dy fëmijëve nga një sulm ukrainas në kryeqytetin rajonal.

Autoritetet nuk specifikuan nëse këto viktima janë përfshirë në bilancin e shpallur nga ministria.

Nga ana e tij, guvernatori i rajonit kufitar rus të Bryansk, Alexander Bogomaz, tha se “një fëmijë i lindur në vitin 2014” u vra nga një sulm ukrainas

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button