Sulm në grup ndaj të miturit në Shkup, dërgohet në urgjencë me plagë thike

Një i mitur ka marrë plagë trupore pasi është sulmuar nga një grup të cilët i kanë shkaktuar plagë me thikë. Ngjarja ka ndodhur pasditën e së mërkurës në Shkup.

“Më 20.11.2024 në ora 14:55, në SPB Shkup është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” është sjellë me plagë thike një i mitur nga fshati Kuçevisht, Shkup. Sipas raportimit, pranë Qendrës së Transportit Publik (NTP) në Shkup, ai është sulmuar fizikisht nga një grup të miturish, ku njëri prej tyre, me një mjet të mprehtë, thikë, i ka shkaktuar plagë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Hetimi është në vijim dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button