Sulm me thikë në Bit Pazar, 15-vjeçari plagoset nga kushëriri i tij 13-vjeçar

Një djalë 15-vjeç u plagos me një mjet të mprehtë mbrëmjen e kaluar në rajonin e Bit Pazarit, dhe sipas raportimit, sulmi është kryer nga një i afërm i tij 13-vjeçar.
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, rreth orës 01:00 të natës në SPB Shkup, 46-vjeçari Ç.H. nga Shkupi raportoi se më 28 qershor, rreth orës 21:00, djali i tij ishte plagosur në zonën e Bit Pazarit.
“Po punohet për zbardhjen e rastit dhe po merren masa për të përcaktuar të gjitha rrethanat”, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas raportimit, autori është një 13-vjeçar që është në lidhje familjare me viktimën. Deri më tani nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa policia po zhvillon hetime.