Sulm me thikë dhe gërshërë në një shkollë të mesme në Gjermani, të paktën katër fëmijë të plagosur

Të paktën katër fëmijë u plagosën në një sulm në një shkollë në Wuppertal, Gjermani Perëndimore kur një i mitur hyri me thikë dhe filloi të godiste me thikë nxënësit. Sulmi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 09:50 në shkollën e mesme Wilhelm-Derpfeld dhe ende nuk dihet nëse sulmuesi ka qenë nxënës i shkollës.
Sulmuesi u kap në katin e katërt rreth orës 10:20. Ai u gjet i ulur në një pellg gjaku. Sipas profesorëve që ndodheshin në ndërtesë, sulmuesi përdori një thikë dhe gërshërë.
Nxënësit fillimisht u barrikaduan në klasa dhe më vonë shkolla u evakuua. Për momentin janë të paqarta motivet e sulmit, si dhe shkalla e lëndimeve mes disa prej studentëve.



