Sulm kibernetik, probleme dhe vonesa në disa aeroporte evropiane

Një sulm kibernetik që ka goditur një ofrues shërbimesh për sistemet e check-in dhe imbarkimit ka ndërprerë operacionet në disa aeroporte kryesore evropiane, përfshirë Heathrow në Londër, Brukselin dhe Berlinin.

Sulmi kashkaktuar vonesa dhe anulime fluturimesh, thanë operatorët.

Sipas Aeroportit të Brukselit, sulmi ka bërë të papërdorshme sistemet e automatizuara, duke lejuar vetëm procedura manuale për check-in dhe imbarkim.

“Kjo ka një ndikim të madh në orarin e fluturimeve dhe, për fat të keq, do të shkaktojë vonesa dhe anulime të fluturimeve,” thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të aeroportit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button