Stuhia godet Shqipërinë

Një stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm e ka goditur Shqipërinë dhe Malin e Zi të premten, duke shkaktuar përmbytje dhe duke shkulur pemë, e cila pritet të zgjasë edhe gjatë fundjavës.
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, lumi Lana doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe banesave në katet e para të ndërtesave, raporton REL.
Një punonjës i Policisë, 37 vjeç, pësoi lëndime në kokë pasi u godit nga një objekt që ra si pasojë e erërave të forta.
Autoritetet vendore në Tiranë kërkuan që qytetarët të tregojnë kujdes në 24 orët në vijim dhe t’i kufizojnë lëvizjet e panevojshme derisa moti të qetësohet. Shiu i madh shkaktoi rrëshqitje dheu. Stuhia ka shkaktuar dallgë të forta duke pezulluar lundrimin e anijeve të vogla.
Era e fortë ka shkulur pemët në disa qytete dhe ka dëmtuar automjetet e parkuara buzë rrugëve.
Tirana, Durrësi, Elbasani, Lezha dhe Fushë-Kruja vlerësohen si zona me rrezik të lartë, tha Policia e Shqipërisë.
Instituti i Gjeoshkencave i Shqipërisë tha se reshjet do të vijojnë me intensitet edhe gjatë fundjavës, ndërsa përmirësim pritet në fillim të javës që vjen.



