Studentët në protesta, nuk i kanë marrë bursat

Si pasojë e mospagesës së bursave studentore për vitin akademik 2023/2024 nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Revolucioni Studentor ka paralajmëruar protestë. Siç shkruan në njoftimin e kësaj organizate studentore, ata do të dalin të hënën para Ministrisë së Arsimit nga ora 12:00 për të kërkuar të drejtat e tyre.
“Përkundër premtimeve të rreme dhe PR-it së shtrenjtë të ministrit Jeton Shaqiri, asnjë premtim nuk është realizuar. Studenti është sjellë në një pozitë të mjerueshme në shoqëri dhe edhe ajo që i takon me ligj, stafi i BDI-së po ua privon. Pavarësisht paralajmërimeve për protestën, Ministria e Arsimit dhe Kulturës nuk po dëgjon, ndaj për rrjedhojë është koha që çdo student të dalë në rrugë dhe të kërkojë të drejtat e tij! Shihemi të hënën (05.02.2024) para Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës!”, thonë Revolucioni Studentor.



