Studentët e Universitetit të Prishtinës dhe UEJL-së në takim me kryeparlamentarin Gashi në Kuvend

Një grup studentësh nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Europës Juglindore kanë vizituar Kuvendin e RMV-së dhe janë pritur nga kryeparlamentari Afrim Gashi.

Gashi e vlerësoi mundësinë për të ndarë pikëpamjet për rolin e Kuvendit në ndërtimin e institucioneve.

Njoftimi i Gashit në Facebook:

Takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë pikëpamjet dhe për të diskutuar me ta hapur mbi funksionimin e sistemit tonë politik, sfidat demokratike dhe rolin që ka Kuvendi në ndërtimin e institucioneve të forta dhe përfaqësuese.

Pyetjet e tyre të mprehta, diskutimet të gjalla dhe energjia që sollën, më dha edhe njëherë krenarinë që kemi një brez të angazhuar, kritik dhe të motivuar për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve shoqërore dhe politike.

Jam i bindur se dialogu me të rinjtë është thelbësor për të ardhmen e vendeve tona e na kujton se ndërtimi i demokracisë është proces i përbashkët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button