Strumicë, u arrestua babai që e lidhi fëmijën

Burri që e lidhi fëmijën në Strumicë për duar dhe këmbë, të varur në një tub në oborr është babai i saj. “Skopje1” ka mësuar se bëhet fjalë për familje jofunksionale- prindër të divorcuar. I ati do të mbahet penalisht përgjegjës. Ai e kishte lidhur fëmijën, sepse vodhi nga një dyqan lokal dhe ia kishte dhënë paratë nënës së tij për të ngrënë, transmeton Portalb.mk.

Fëmija i është dorëzuar nënës me udhëzime të Qendrës për Punë Sociale-Strumicë. Mbetet e paqartë se si vajza është e sigurt atje, nëse vodhi për t’i dhënë paratë nënës.

“Lidhur me videon që po shpërndahet në rrjetet sociale, ju informojmë se Shërbimi i Sigurisë Sociale i Strumicës menjëherë ndërmori masa dhe u zbulua identiteti i autorit të krimit dhe pas konsultimeve me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “dhunë ndaj fëmijës” sipas nenit 201a të Kodit Penal. Është informuar edhe Qendra për Punë Sociale e Strumicës, me udhëzimet e së cilës fëmija iu dorëzua nënës”, thanë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button