Strategjia e ‘këputjes së kokës’: Si Izraeli po eliminon figurat kyçe iraniane

Jo vetëm sulmet e fundit të Izraelit ndaj Iranit kishin përmasa më të mëdha se dy operacionet ushtarake të vitit të kaluar, por duket se shteti hebre ka perfeksionuar të njëjtën strategji të përdorur në ofensivën kundër Hezbollahut nëntorin e kaluar.

Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për të goditur impiantet bërthamore dhe bazat ushtarake, por edhe për të kryer sulme kundër figurave kyçe të regjimit të Republikës Islamike.

Strategjia e “këputjes së kokës” ndaj eksponentëve të lëvizjes islamike pati pasoja shkatërruese për grupin dhe aftësinë e tij për të realizuar një kundërsulm.

Pamje të postuara në rrjete sociale nga Teherani kanë treguar godina të goditura, njësoj me pamjet e sulmeve në periferitë jugore të Beirutit, që kulmuan me vrasjen e liderit të Hezbollah, Hassan Nasrallah.

Asnjë figurë me një peshë të tillë nuk është vrarë deri më sot në Iran dhe Ajatollah Ali Khamenei nuk është vënë kurrë në shënjestër.

Por të vrasësh shefin e shtabit, Hossein Salami, komandantin e Gardës së plotfuqishme Revolucionare dhe shkencëtarët kryesorë të fushës bërthamore në fazën e parë të operacionit do të thotë të dëmtosh elitën iraniane në nivele të paprecedenta.

Një sulm i tillë mund ta bëjë të nevojshme për Iranin një reagim më të fortë se dy sulmet e tij ndaj Izraelit vitin e kaluar.

Por në të njëjtën kohë, ai mund ta bëjë më të vështirë aftësinë e Teheranit për të dhënë një përgjigje të tillë.

Dyshohet se kjo ka qenë përllogaritja kryesore e kryeministrit Netanyahu para se të urdhëronte përshkallëzimin e konfliktit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button