Stoltenberg: NATO mund të bënte më shumë për parandalimin e pushtimit të Ukrainës

Shefi në largim i aleancës ushtarake perëndimore, NATO, Jens Stoltenberg, ka deklaruar në një intervistë për mediat gjermane se aleanca mund të kishte bërë më shumë për të armatosur Ukrainën.

Gjithashtu Stoltenberg nënvizoi se aleanca mund dhe duhet të kishte bërë më shumë për të parandaluar pushtimin e Ukrainës që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.

“Tani ne ofrojmë pajisje ushtarake për luftën – atëherë, ne kemi mundur të ofronim pajisje ushtarake për të parandaluar luftën”, tha Stoltenberg për gazetën e përjavshme gjermane, FAS.

Stoltenberg theksoi se hezitimi i aleancës për të ofruar armë që Kievi kërkonte para nisjes së pushtimit ishte për shkak të frikës se tensionet me Rusinë do të përshkallëzoheshin.

Stoltenberg, ish-kryeminitër i Norvegjisë, do të largohet nga drejtimi i NATO-s në tetor të këtij viti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button