Stërmbushet salla Boris Trajkovski, mijëra persona kanë mbetur jashtë për konventën e VLEN-i

Intersim i jashtëzakonshëm për konventën promovuese të koalicionit VLEN që po mbahet në sallën Boris Trajkovski.
Sipas asaj që shihet dhe raportimeve, përpos që salla është e stërmbushur dhe nuk ka vend të lirë, janë me mijëra qytetarë që kanë mbetur jashtë dhe nuk kanë mundur të hyjnë brenda.
Kjo flet se koalicioni VLEN është jashtëzakonisht e organizuar dhe e përgaditur për zgiedhjet lokale.