Starmer: 40 vende të bashkuara për të rikthyer lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është “thellësisht dëmtuese” dhe ndikon në rritjen e kostove globale të jetesës.
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar ka bashkuar mbi 40 shtete me qëllim rikthimin e lirisë së lundrimit dhe garantimin e sigurisë së transportit detar ndërkombëtar.
Sipas tij, Britania dhe Franca do të organizojnë një samit për të avancuar një plan të koordinuar shumëkombësh për mbrojtjen e rrugëve detar.
Edhe presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi bisedimet për një mision “strikt mbrojtës” me fokus sigurimin e lundrimit në këtë zonë strategjike.



