Spektakël në Bratislavë: Kosova mposht Sllovakinë 4-3, një hap larg Botërorit 2026

Kosova ka arritur një fitore të madhe në Bratislavë përballë Sllovakisë në gjysmëfinalen e play off-it për Botërorin 2026, duke triumfuar me rezultatin 3-4.
Takimi i luajtur në kryeqytetin sllovak nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët shënuan që në minutën e 6’ me anë të Valjent.
Ishte Hoxha që me një gol mjaft të bukur shënoi golin e barazimit në minutën e 21’, ndërsa në fundin e pjesës së parë, një pakujdesi në mbrojtje solli golin e dytë të sllovakëve.
Pjesa e dytë foli vetëm për Dardanët, të cilët në minutën e 47’ rikthyen baraspeshën me Fisnik Asllanin.
Ishte Muslija në të 60’ që me një goditje perfektë nga encja tundi rrjetën e vendasve, ndërsa Hajrizi përfitoi në minutën e 72’ për të shënuar dhe golin e katërt dhe të fitores.
Po ashtu në minutat shtesë shënoi edhe Strelec për vendasit, që shërbeu vetëm për statistikë.
Kështu Kosova vazhdon ëndrrën e saj për në Botëror, ndërsa në finalen e madhe të play off-it do të presë Turqinë në Prishtinë.



