Specialja arreston edhe Hajredin Kuçin
Këtë të enjte, është arrestuar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Kështu ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, duke theksuar se ai është arrestuar në shtëpinë e tij.
Gjatë mëngjesit të së enjtes, Gjykata Speciale ka arrestuar edhe ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn, Ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakajn dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliun.