Spasovski: Pesë persona janë arrestuar në lidhje me zhdukjen e 14-vjeçares Vanja

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me rastin e zhdukjes së vajzës 14 vjeçare, Vanja Gjorçevsa njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij në Kumanovë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a ka përparim në hetimin e vajzës, raporton Alfax.
“Mbrëmë ka pasur punë intensive deri në orët e vona. Më duhet të them se kemi ndaluar pesë persona dhe kemi siguruar një automjet, pra aktivitetet janë duke vazhduar. Është diçka plus që ne e kemi marrë në lidhje me gjithçka që japim si provë, si gjurmë, gjithçka për të zbardhur këtë rast”. Ai theksoi se gjatë ditëve të kaluara kanë ndërmarrë një sërë masash hetimore për zbardhjen e të gjitha këtyre fakteve. Spasovski theksoi se të gjitha të dhënat që i përcaktojnë do t’i shpallin në një moment të caktuar, sepse, siç tha, është shumë e rëndësishme për hetimin se kur dhe si do t’i shpallen opinionit”, deklaroi Spasovski. /Alfax.



