Spanja përfshihet nga përmbytjet dhe stuhitë e forta

Bregdeti i Katalonjës, një pjesë e komunitetit të Aragonit dhe provinca Castellon në Valenci janë vënë në alarm të shtunën për shkak të reshjeve të dendura dhe stuhive.
Një mesazh paralajmërues iu dërgua qytetarëve përmes telefonave, duke i paralajmëruar për motin ekstrem.

“Reshjet do të shoqërohen me stuhi, erëra të forta dhe vetëtima. Shmangni udhëtimet këtë pasdite të së shtunës dhe ndiqni të gjitha këshillat”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga agjencia meteorologjike e Katalonjës.

Pamjet e zjarrfikësve dhe autoriteteve lokale kanë treguar rrugë të përmbytura dhe lagje të izoluara nga uji.

Sipas AEMET, ekzistojnë gjasa të larta për përmbytje të menjëhershme në tetë provinca, përfshirë Huesca, Teruel, Zaragoza, Barcelonë, Girona, Lleida, Tarragona e Castellón. Alarmet kanë lëvizur mes nivelit portokalli dhe të kuq, derisa në mbrëmje pritej çaktivizimi.

Të gjitha linjat lokale dhe rajonale të trenave në Katalonjë u pezulluan për disa orë.

Në Zaragoza, një njësi e emergjencave të Ushtrisë spanjolle (UME) u dislokua për shkak të përmbytjeve në gjithë provincën. Pamjet e publikuara nga UME tregojnë ekipet duke larguar ujin dhe vendosur barriera rrugore.

Ekipet lokale të shpëtimit nuk kanë raportuar për viktima.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button