Spanja kthen maskat, vala e gripit dhe COVID-it i detyron të marrin masa

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë do ta bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në spitale dhe qendra shëndetësore duke nisur nga e mërkura.

Shkak për këtë është bërë vala e re e gripit. Sipas autoriteteve shëndetësore iberike, shkalla e infektimit nga viruset respiratorë është rreth 1 mijë raste për 100 mijë banorë, edhe pse kuota e shtrimeve në spitale llogaritet nën 30 raste për 100 mijë persona.

Vendimi qeveritar është i natyrës tranzitore, por vjen në një kohë kur piku i epidemisë së gripit dhe koronavirusit vazhdon.Euronews.al

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button