Spanja e nis me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian – mposht bindshëm Kroacinë

Spanja ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndeshjen e tyre hapëse të Kampionatit Evropian 2024 ndaj Kroacisë, e vlefshme për grupin B.
Golin e epërsisë për spanjollët e shënoi Alvaro Morata i cili në minutën e 29-të u gjend në një situatë ballë për ballë me portierin Livakovic dhe nuk dështoi për të shënuar për rezultatin 1-0.
Spanja nuk u ndal më kaq dhe vetëm disa minuta më vonë arriti të shënojë edhe golin e dytë në këtë sfidë.
Këtë herë ishte radha e Fabian Ruiz i cili tre minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 32-të bëri një gjuajtje të fortë duke e lënë pa asnjë mundësi reagimi portierin kroat për rezultatin 2-0.
Spanja e gjeti edhe golin e tretë në fund të pjesës së parë me anë të Dani Caravjal i cili shënoi për 3-0 në minutën e dytë të kohës shtesë pas asistimit nga Lamine Yamal.


