Spalletti: Nuk mund të bënim më shumë se kaq, goli i dytë na preu këmbët

Italia u eliminua nga Europiani pasi u mposht nga Zvicra në fazën e 1/16-ave.

Pas humbjes, foli edhe trajneri Luçiano Spalletti në mikrofonat e RAI-t.

“Ai gol në fillimin e pjesës së dytë na preu këmbët, nuk ishim shumë të mprehtë.
Ajo që bëri diferencën është ritmi, ne kishim një ritëm shumë inferior se ata në pjesën e parë.

Edhe në lojtarët individualë atje ishte një ritëm tjetër.

Ritmi dhe freskia bëjnë gjithmonë diferencën, unë i ndryshova lojtarët duke i lënë të rikuperohen dhe ndoshta për momentin këtu nuk jemi në gjendje të bëjmë më shumë se kaq.

Kupa e Botës? Një diskutim që do të bëhet më vonë, duhet vazhdimësi dhe sakrifica, në shumë prej nesh nuk kemi qenë shumë të vazhdueshëm”, deklaroi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button