Spalleti sqaron situatën “Zhegrova”: Do të doja ta përdorja më shumë, por duhet të rikthehet në formë

Luciano Spalleti trajneri i sapoardhur tek skuadra e Juventusit, është ndalur së fundmi tek çështja Edon Zhegrova dhe minutat e pakta të aktivizimit të sulmuesit Dardan.
Gjatë një konference për shtyp, tekniku Italian, zbuloi se Zhegrova sapo është rikthyer nga një dëmtimi, ku sipas trajnerit kjo është arsye e minutave të pakta:
“Ai nuk ka probleme personale, por po rikthehet nga një dëmtim i gjatë. Duhet kohë për t’u rikthyer në formë, ai është një lojtar shkatërrues në 15 metrat e fundit, do të doja ta përdorja më shumë, por duhet të rikthehet në formë”, shpjegoi 45 vjecari.
Krahas kësaj, futbollisti nga Kosova, u aktivizua në 10 minuta e fundit të derbit përballë Napolit, të cilët bardhezinjtë e humbën me rezultatin 2-1.
Gjithashtu sulmuesi i krahut të djathtë, pati ndikim të dukshëm në lojë, pasi ishte shumë pranë golit të barazimit në minutat e fundit të sfidës.
Sa i përket aktivizimit me fanellën e Juventus, Zhegrova ka luajtur gjithsej 8 ndeshje në këtë sezon, ku 3 nga këto në Champions League, një në Kupën e Italisë, dhe 4 në Seria A, por ka hyrë në fushën e blertë gjithmonë nga stoli.
Ndërkohë, torinezët po kalojnë një ecuri të dobët , duke u renditur jashtë zonës Evropiane në kampionat, më 23 pikë të grumbulluara në 14 javë të luajtura deri më tani.



