Sot votimi për guvernatorin e Bankës Popullore të RMV-së

Në Kuvend sot do të shqyrtohet propozimi për emërimin e guvernatorit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për guvernator të ri është propozuar profesori universitar Trajko Sllaveski nga Fakulteti Ekonomik në Shkup, i cili pritet të pasojë guvernatoren aktuale Anita Angellovska-Bezhovska.

Për zgjedhjen e Sllaveskit nevojiten 61 vota, pra shumicë e thjeshtë. Aktualisht, Sllaveski është kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit, ndërsa më parë ka shërbyer si ministër i Zhvillimit dhe i Financave.

Nëse zgjidhet në këtë post, mandati i Sllaveskit do të zgjasë shtatë vjet dhe propozimi që ai të jetë guvernatori i ardhshëm u paraqit nga presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova.

Para se të merrte vendimin, ajo zhvilloi biseda me kandidatët për guvernator dhe në deklaratën e publikuar pas përzgjedhjes theksoi se zgjedhja mes kandidatëve ka qenë e vështirë dhe se ajo është udhëhequr nga profesionalizmi dhe kompetenca, dinjiteti dhe integriteti, si dhe mundësia reale për emërimin e kandidatit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button