Sot rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës nga masakra e Kralanit në Kosovë

Mbetjet mortore (eshtrat) e 10 viktimave të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin, do të rivarrosen sot , sipas kërkesave të familjarëve, më 4 Prill 2025, në përvjetorin e Masakrës së Kralanit.

Pas Mbledhje komemorative të organizuar dje në Komunën e Malishevës, ceremonitë e rivarrimit të organizuara nga komunat përkatëse, më përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të organizohen sot më 4 prill 2025.

Në njoftim thuhet se duke filluar nga ora 12:00 – 13:00, me Homazhet në Sallën e Sporteve “Adem Jashari”, Klinë ora 13:00 – Akademia Përkujtimore , në Sallën e Sporteve Klinë.

Ndërsa nga ora 14:30 – Ceremonia e rivarrimit në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, të viktimave : Adem (Hazir) Gashi, Klinë, Sahit(Ahmet) Gashi, Klinë,  Bekim(Hashim) Hasani , Klinë, Sheremet(Brahim) Ismajli , Klinë.

Osman(Kadri)Fejza , Klinë, Shkelzen Rifat Hajdaraj , Klinë, Bekim (Muharrem) Gashi, Klinë.

Për të vazhduar nga ora 16:30 me ceremoninë e rivarrimit në varrezat në Jashanicë (Klinë), të viktimës së luftës Mentor (Xhemajl) Myrtaj.

Ceremonitë e rivarrimit në Malishevë: Rivarrimi i viktimës së luftës Vehbi (Pajazit) Halilaj ora 13:00 – Homazhet në Shkollën “Petro Nini Luarasi”, në fshatin Llapqevë, ora 14:00 – Rivarrimi në varrezat e fshatit Llapqevë.

Rivarrimi i viktimës së luftës Mentor (Maliq) Kryeziu ora 15:00 – Homazhe te Oda e Fshatit (pranë shkollës) në Bubavec ora 16:30 – rivarrimi në varrezat e fshatit Bubavec.

Ndërsa rivarrimi i mbetjeve mortore të viktimës Sabedin (Kadri) Kryeziu, është organizuar më 21 mars 2025 në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh ngushëllimet dhe mbështetjen familjeve, në këtë ditë të dhimbjes, duke mbetur me përkushtimin e vazhdueshëm në zbardhjen e fatit te të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës./Telegrafi/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button