Sot pritet vendimi i gjykatës për Berishën

Sot në orën 15:00 pritet që Gjykata e Posaçme të marrë vendimin lidhur me masën e sigurisë të kërkuar nga SPAK “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministri Sali Berisha.

Pak orë se Gjykata të shpall vendimin, avokatët e Berishës kanë depozituar kërkesë në gjykatë për marrjen e provave mbi të cilat janë ngritur akuzat ndaj ish-kryeministrit.

Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka.

Avokatët kërkojnë gjithashtu të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka, por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja “Berisha”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button