Sot nuk do të ketë lajme në Greqi, gazetarët protestojnë kundër jetës së shtrenjtë e pagave të ulëta

Gazetarët në Greqi kanë paralajmëruar një grevë 24-orëshe për ditën e sotme në shenjë proteste për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe pagave relativisht të ulëta. Sindikatat e gazetarëve njoftuan se greva është shenjë proteste ndaj refuzimit të punëdhënësve për të nënshkruar kontrata kolektive të punës në mediat private, kundër pagave të ulëta dhe kërcënimeve të pluralizmit, shkruan “Kathimerini”.

Sot nuk do të ketë lajme në radiot dhe televizionet greke dhe mediat online nuk po përditësojnë faqet e tyre. Të mërkurën nuk do të ketë gazeta për shkak të grevës.

“Kemi një sërë rritjesh të njëpasnjëshme shpërthyese çmimesh që po krijojnë një situatë katastrofike për familjet, të ardhurat e të cilave janë shkatërruar”, tha shoqata më e madhe e shtypit në Greqi.

Inflacioni në Greqi në muajin mars ishte 3.2 për qind. Gazeta e përjavshme e Athinës “Vima” ka llogaritur se aktualisht në Greqi njerëzit paguajnë 50 euro për produkte që dy vite më parë kushtonin 37 euro.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button